George Micheal po vuante nga depresioni! S’gjeti shërim as në klinikën më të shtrenjtë në botë
Këngëtari 53 vjeçar, George Micheal ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij gjatë krishtilindjeve. Këto ishin edhe krishtlindjet e fundit për yllin muzikor të viteve të 80-ta, që njihej për hitin e tij “Last Christmas”.
Këngëtari u gjet i vdekur në krevatin e tij dhe ish menaxheri i tij tha se shkaku i vdekjes ishte një infrakt. Raportohet se George Micheal është trajtuar për disa muaj radhazi në një klinikë, pasi ai po vuante nga depresioni, shkruan Periskopi.
Por, pavarësisht se po trajtohej në klinikën rehabilituese më të shtrenjtën, prapë e gjitha ishte e pamundur që të arrihej shërimi i tij.
Mediat raportojnë se ai kishte shpenzuar rreth 280 mijë dollarë çdo muaj për të paguar trajtimin e tij në një Klinikë në Zvicër.
Madje, më herët ishte raportuar se Micheal ishte hospitalizuar për shkak se ishte i prekur me HIV, por zëdhënësi i tij e kishte demantuar një gjë të tillë, duke thënë se ylli i muzikës është i sëmurë nga pneunemia, dhe kjo ishte e gjitha.
Mediat kishin raportuar se së bashku me Micheal po qëndronte edhe i dashuri i tij, Fadi Fawaz.
Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë autopsisë së tij, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë. /Periskopi/



