Georgina Rodriguez mori pjesë në Met Gala me një fustan të frymëzuar nga Princesha Diana
E dashura e Cristiano Ronaldos bëri debutimin e saj në Met Gala të New York-ut mbrëmjen e së hënës.
Bukuroshja Georgina Rodriguez, 31 vjeçe, u shfaq me një fustan elegant të zi me dekolte të theksuar dhe me dantellë në pjesën e kraharorit, që ngjante me një veshje intime për natën — por në fakt, fustani ishte frymëzuar nga një figurë shumë e rafinuar e familjes mbretërore britanike: Princesha Diana, raporton DailyMail.
Fustani i gjatë i kujtonte shumë stilin e fustanit-slip të dizajnuar nga John Galliano, të cilin princesha e kishte veshur në Met Gala-n e vitit 1996 — hera e parë dhe e fundit që ajo mori pjesë në këtë ngjarje të famshme të modës, përpara se të ndërronte jetë në moshën 36-vjeçare, në vitin
Drejtori kreativ i markës Vetements, Guram Gvasalia, tha se për krijimin e këtij fustani, ai preu dhe kombinoi 10 xhaketa dhe pallto të qepura me porosi.
“Pasi i ndamë, i bashkuam të gjitha në një fustan mbrëmjeje të vetëm, të qepur tërësisht me dorë, duke i dhënë trajtimin e vërtetë të Vetements Couture”, u shpreh Gvasalia, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Veshjet arketipale mashkullore u riformësuan në një siluetë sensuale dhe të personalizuar,” shtoi ai.
Qëllimi ishte që Georgina të dukej si një princeshë.

“Desha t’i jepja Georginës atë moment princeshe,” u shpreh dizajneri.
“Ajo është Princesha e Popullit e ditëve tona dhe Mbretëresha e Zemrave të Njerëzve. Jo çdo fustan ka nevojë të jetë një përrallë, por ky është i tillë”./Periskopi/



