Gerrard paralajmëron lojtarët e tij para përballjes me ekipin shqiptar nga Shkupi
Steven Gerrard ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk ka kurrfarë shfajësimi në rast se nuk ka arrijnë të eliminojnë klubin minor të Maqedonisë FK Shkupi.
Në Ibrox, skuadra skoceze Glasgow Rangers e kishte fituar takimin e parë me rezultatin 2-0 në raundin e parë të Ligës së Evropës.
Temperaturat e larta që po mbretërojnë në ballkan kanë shqetësuar lojtarët e ekipit skocez por edhe vet trajnerin Gerrard, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Të gjitha justifikimet nuk çojnë pesh tek unë dhe ato janë për lojtarë të tipit të skuadrave të vogla”, tha Gerrard.
“Nuk do të jetë lehtë edhe për ata sepse nuk kanë luajtur shumë ndeshje gjatë vikendeve”.
Nëse skuadra e Gerrard arrin ta eliminojë ekipin maqedon, atëherë në raundin tjetër do të përballet me ekipin kroat Osijek.
“Ne nuk jemi këtu të shfaqim vetë-besim të lartë”, thotë Gerrard. “Është një lojë e Ligës së Evropës. Është shumë e rëndësishme që ju të tregoni respekt ndaj atyre që e meritojnë”./Periskopi/






