Gërvalla: Qytetarët janë të mençur, 7500 euro për Gani Jakupin është shumë minimale
Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, pas raportimit ekskluziv të Periskopit për këshilltarin që paguhet 7500 euro në muaj, është ballafaquar me pyetje në Komision parlamentar.
‘Ju nuk thoni asnjë gjë vec se shfrytëzoni mikrofonin për të shpërndarë gënjeshtra.
Qytetarët tanë janë të mençur dhe e dinë se si ta trajtojnë një dialog (nuk kuptohet).
Vështirë është të gjesh personalitete kulturore dhe publike për një shumë shumë modeste që nuk tejkalon shpenzimet për një diplomat pritës.
Të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitete të shquara, si me rastin e Gani Jakupit, të gjithë ata persona bëjnë sikur nuk e kuptojnë, kjo nuk është pagë, është projekt i lidhur me objektiva të qarta të përcaktuara qartë që i shërbejnë Republikës së Kosovës.
Jam shumë krenare, shumë jam krenare, që me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore, por projekt një vjeçar, që krahasuar me dokumentacionin që kam parë në Afrikë dhe vende tjera, i kam parë me shumë kujdes.
Përndryshe me shumë kënaqësi vij këtu dhe iu tregoj për kontratat në të kaluarën.
Në vend se të hidhet baltë ndaj personaliteteve të shquara, për një shumë minimale janë të gatshëm të angazhohen për Kosovën.
Do të duhej ky vend të falënderohej dhe t’i motivonte edhe të tjerët që të angazhoheshin.
Nuk ka asnjë dilemë, nuk ka asnjë mister rreth kontratës që është lidhur me Ambasadën tonë’, tha ajo./Periskopi



