Geti harron Marinën, i kthehet ‘dashurisë’ së vjetër!
Më 10 shtator, reperi Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e dyre me martesë.
Çifti organizuan dasmë madhështore në Gjirin e Lalëzit në Durrës ku të pranishëm ishin familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre.
Pas dasmës, ashtu siç e do zakoni çifti udhëtuan për në muajin e mjaltit dhe si destinacion kishin zgjedhur Xhamajkën, i shoqëronte edhe motra e Marinës, Luana, shkruan lajmi.
Pas pushimeve të gjata çifti i janë rikthyer përditshmërisë, Marina është bërë gati të nisë emisionin e ri, kurse Geti krahas angazhimeve në muzikë nuk e ka harruar ‘dashurinë’ e vjetër.
Pra, është palestra ajo të cilës reperi nuk i ndahet në asnjë çast, e një fotografi prej atij ambienti e ndau me ndjekësit e tij mbrëmë duke vënë një ’emoji’ që tregonte se ai është gati të ushtrojë shumë t’i format që dëshiron.




