Geti shfaqet i nervozuar para dasmës, çfarë po ndodh ….?

Geti shfaqet i nervozuar para dasmës, çfarë po ndodh ….?
Pas dasmës madhështore të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut po vjen një tjetër dasmë në estradën tonë.

Është kjo dasma e reperit Getoar Selimi me moderatoren Marina Vjollca, shkruan lajmi.net.

Dasma do të bëhet të dielën me datë 10 shtator në Gjirin e Lalzit dhe ftesat për pjesëmarrje në këtë ngjarje u janë dërguar të gjithë të ftuarve.

Por, derisa fillon numërimi për dasmën e Getit, ky i fundit u shfaq shumë serioz në fotografinë e fundit.

Atë e postoi në rrjetin social Instagram ku dukej shumë serioz dhe mori shumë komente nga fansat, shumë prej tyre i uruan që tani dasmën.

Shpërndaje në: