Getinjo thumbon Haxhi Avdylin: Ne dimë edhe me i gëzu njerëzit, ju a na keni bërë të qeshim ndonjëherë
Getinjo ka reaguar pas diskutimit që u bë lidhur me tekstet e këngëve të reperëve.
Tayna ishte rep-artistja që kishte reaguar së pari lidhur me atë që tekstet e saj dhe kolegëve të saj po nxisin përdorimin e drogës.
Pas Taynës kishte reaguar edhe reperi Buta, e së fundi përmes një videoje në Instagram ka reaguar edhe Getinjo.
“Ne dimë edhe me i gëzu njerëzit edhe me i bë me buzëqesh, por ju a na keni bërë me qeshë ndonjëherë. Ne nuk e degjenerojmë shtetin, ju e keni degjeneru”, ka thënë ndër të tjera Getinjo.




