Gëzim Plakolli i LDK-së: Mitrovica duhet të bashkohet për të përkrahur Arian Tahirin

Gëzim Plakolli i LDK-së: Mitrovica duhet të bashkohet për të përkrahur Arian Tahirin

Kandidati për kryetar të Mitrovicës se Jugut nga Lidha Demokratike e Kosovës (LDK), Gëzim Plakolli, ka falendëruar qytetarët për përkrahjen e dhënë LDK-së në raudin e parë të zgjedhjeve lokale.

Plakolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar të përkrahet kandidati i PDK-së Arian Tahiri.

“Dëshiroj të ju falenderoj për përkrahjen e sinqertë të gjithë ata që votuan LDK-në dhe mua si kandidat për kryetar të komunës. Ishte dhe mbetet përpjekje vullnetmirë dhe e sinqertë e të gjithëve, pa dyshim!Është momenti i rëndësishëm kur e tërë Mitrovica të bashkohet për të përkrahur kandidatin Arian Tahirin për Kryetar të Mitrovicës.Ju ftoj të gjithë anëtarët e LDK-së të rinj e të vjetër, burra e gra, djem e vajza që nesër të dilni dhe votoni Arianin, sepse kështu do të jemi së bashku pjesë e fitores dhe pjesë e qeverisjes, për një Mitrovicë të mitrovicalive, jo të atyre që vinë natën, frikësojnë dhe tjetërsojnë votën”, ka shkruar ai.

Plakolli ka thënë “pa frikë, votoni lirshëm, votoni Kryetarin e përbashkët të Mitrovicës!”.

Postimi i plotë:

Kujtojmë,  që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për koalicion për raudin e dytë të zgjedhjeve lokale që priten të mbahen nesër (9 nëntor) /Periskopi/

Arian Tahiri për koalicionin me LDK: Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike

Shpërndaje në: