Gibbs largohet nga Arsenali por mbetet në Ligën Premier

Gibbs largohet nga Arsenali por mbetet në Ligën Premier

Mbrojtësi anglez Kieran Gibbs është duke  kërkuar skuadër të re pas ardhjes së boshnjkaut Sead Kolasinac në Arsenal.

Gibbs në dy sezonet e fundit ka humbur besimin e trajnerit francez Arsene Wenger, pasi tekniku francez preferon Nach Monreal si startus para anlgezit.

Me ardhjen e Kolasinac nga Schalke topçinjtë tashmë kanë tre lojtarë për pozitën e krahut të majtë dhe kjo ka bërë që Gibbs të mendojë për të ardhmen e tij, transmeton Periskopi.

Interesim për ta kanë shfaqur skuadrat si Neëcastle, Watford dhe Everton.

Arsenali është i gatshëm ta shesë atë për 8 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: