Gigi Buffon shpallet portieri më i mirë i sezonit 2016/17
Pak para se të fillojë hedhja e shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, UEFA ka shpallur portierin më të mirë për sezonin 2016/17 të Ligës së Kampionëve.
Këtë çmim e fitoi portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, shkruan Periskopi.
Buffon dhe skuadra e tij ishte finalist i vitit të shkuar, ku u mposhtën nga Real Madridi.
Buffon asnjëherë nuk ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion. /Periskopi



