Gilberto: Gabriel do të shkëlqejë në futbollin anglez
Gilberto Silva ishte pjesë e ekipit të pa mposhtur në vitin 2004 me Arsenal, ku për 49 ndeshje nuk kishin shijuar humbjen duke u shpallur kampion të Premier Ligës. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për yllin e ri Gabriel Jesus që për momentin është në Palmerias, por do të bashkohet me skuadrën e Manchester City në janar.
“Jam shumë i lumtur për Gabriel Jesusin. Është e rëndësishme që të vijë në Angli dhe të adaptohet shpejtë. Ai duhet t’i marr me vete gjëra e mira që i ka mësuar në Brazil”.
“Anglia është një vend ndryshe. Moti është ndryshe, gjithçka është ndryshe. Ai i ka të gjitha mundësitë që këtu të bëhet lojtar i madh”, ka thënë Gilberto.
Jesus në 72 paraqitje për Palmeiras ka shënuar 27 gola. /Periskopi.com



