“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, ja masat që do të ndërmarr policia
Gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, do tëe mbahet etapa e tretë dhe e fundit e aktivitetit sportiv “Giro D’Italia”, në Vlorë.
E përmes një njoftimi, Policia Rrugore, ka bërë të ditura masat për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.
Policia po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të largojnë automjetet e parkuara në disa rrugë.
Rrugët ku nuk lejohet parkimi nga sot e deri në përfundimin e garës ditën e nesërme janë:
-Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares);
-Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”;
-Fusha para Shkollës së Marinës;
-Rruga “Reshat Osmani”;
-Rruga “Veledin Kollozi”;
-Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”;
-Rruga “Hajredin Haxhiraj”;
-Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”;
-Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”;
-Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”, dhe
-Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit.



