Giroud: Jam i dëshpëruar nga Wenger

Giroud: Jam i dëshpëruar nga Wenger

Oliver Giroud në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, ka thënë se ka pritur më shumë minuta në këtë sezon. Ish sulmuesi i Montpellier ka startuar vetëm në një ndeshje këtë sezon, duke shënuar 3 gola si zëvendësues.

“Me shumë mundësi ky është starti im më i keq. Unë bashkë me Koscielnyn kemi pasur 1 muaj ekstra pushim pas Europianit. Unë u ktheva në një formë të mirë por ende nuk po e gjej veten si startues.”

“Sinqerisht, kënaqem pasi shoh ekipin qe po bën mirë si në ligë ashtu edhe në Champions, por besoj që mund të ndihmojë ekipin të shënojë më shumë. Mendova se do të luaj kundër PSG pasi u pushova kundër Southampton por edhe aty hyra si zëvendësues. Ndihem i zhgënjyer nga Wengeri ” – tha Giroud. /Periskopi.com

 

Shpërndaje në: