Giroud transferohet në West Ham United?
Sulmuesi francez i Arsenalit, Oliver Giroud nuk e ka të ardhmen e sigurt në Emirates Stadium.
Oliver Giroud në pjesën e parë të sezonit që shkoi kishte humbur besimin e trajnerit Arsene Wenger por e gjeti formën në fund të sezonit.
Ai këtë e ka vazhduar edhe me ndeshjet e kombëtares franceze duke shënuar 4 gola brenda dy ndeshjeve.
Sipas mediave angleze, West Ham United do të jetë skuadra e re e francezit, transmeton Periskopi.
Giroud flitet se mund të përfshihet në marrëveshjen e Arsenalit me Lyon për transferimin e Alexande Laccazette në Arsenal.
Giourd në sezonin që shkoi në 39 paraqitje shënoi 16 gola. /Periskopi/





