Gjakovarët dorëzojnë nesër dëshmi për krime lufte në Prokurorinë Speciale
Udhëheqësja e shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, ka kontaktuar redaksinë e Periskopit duke treguar se nesër do të deponojnë dëshmi për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Prishtinës, respektivisht Departamentit për Krime Lufte.
Për çdo vit, pelegrinë serbë vijnë në Gjakovë duke shkaktuar protesta në qytet nga njerëz të prekur prej krimeve të luftës. Shumë gjakovarë pretendojnë se mes pelegrinëve ka edhe shumë të tillë që kanë kryer krime lufte ndaj tyre.
Kjo është hera e nëntë që dorëzohen dëshmi të tilla.
Kjo pritet të ndodh qysh nesër. Këto janë dokumentet e dërguara:
LETËR E HAPUR
NGA: GRUPI I SHOQËRISË CIVILE PËR GRUMBULLIMIN E DËSHMIVE PËR KRIME LUFTE NË KOMUNËN E GJAKOVËS DHE PËRGATITJEN E KALLËZIMEVE PENALE KUNDËR KRIMINELËVE SERBË, GJATË LUFTËS SË VITEVE 1998/99
PËR: PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. HASHIM THAÇI
KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. RAMUSH HARADINAJ
KRYETARIN E PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Z. KADRI VESELI
MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME, Z. BEHXHET PACOLLI
MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME, Z. EKREM MUSTAFA
- Duke parë shkallëzimin e situatës në raport me sovranitetin e Republikës së Kosovës me dialogun e pafund me Serbinë dhe mos respektimin e marrëveshjeve të mëhershme të ndërmjetësuara nga Brukseli;
- Duke marrë parasysh se Serbia ende nuk është gjykuar për krimet e bëra kundër shqiptarëve dhe nuk ka kërkuar falje;
- Duke marrë parasysh se shteti serb ende i mban si pengje politike eshtrat e shqiptarëve të cilët i ka rrëmbyer, vrarë, masakruar dhe zhdukur duke ua fshehur edhe gjurmët nëpër Serbi;
- Duke marrë parasysh se shqiptarët po gjykohen për pafajësinë e tyre madje deri në Gjykatën Speciale për Krime lufte ndërsa agresorët po përkdhelen nga Evropa
KËRKOJMË
–
T’u ndalohet hyrja në Gjakovë kriminelëve serbë të veshur me petkun e pelegrinit që duan ta vizitojnë Gjakovën, të cilën e kanë vrarë e përgjakur, masakruar e djegur dhe përsëri e provokojnë, prandaj kërkojmë me ngulm që ta pengoni hyrjen e tyre më 6 janar 2019 por edhe çdo ditë tjetër, në bazë të dëshmive të paraqitura në Prokurorinë për Krime Lufte, dëshmi të cilat përbëhen nga fakte e fotografi të kriminelëve serb që kanë kryer krime.
Ne iu bëjmë me dije se deri më tani kemi dorëzuar në Prokurori mbi 700 emra kriminelësh.
Me shpresë se do ta parandaloni ardhjen e tyre e cila konsiderohet provokim ndaj qytetarëve të komunës sonë të cilët ende i kanë plagët e freskëta dhe janë në pritje të eshtrave të bijve dhe bijave të tyre, ju do ta kryeni punën si shtetarë përgjegjës dhe kompetent.
Me respekt,
Udhëheqëse e Grupit Dt.12.12.2018
Shkëndije Hoda
PROKURORISË SPECIALE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
DEPARTAMENTIT PËR KRIME LUFTE
PRISHTINË
12.12.2018
S P E C I F I K A C I O N
Dokumente dhe dëshmi, lista me emra kriminelësh serbë, dokumente të rëndësishme të mbetura nga institucionet e instaluara serbe gjatë luftës në Kosovë- Komuna e Gjakovës, fotografi të shqiptarëve të vrarë e të masakruargjatë luftës, nga forcat serbe si dhe fotografi të shtëpive dhe objekteve të djegura gjatë luftës së vitit 1998/99, në komunën e Gjakovës.
- Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 610
- Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 44
- Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 9
- Lista emrore e të dyshuarve për pjesëmarrje në krime prej nr. 1 deri 37
- Dokumenti i sigurimit serb “SUP DJAKOVICA” 4 faqe
- Dokumenti SPB serb ”DNEVNI RASPORED RADA” 1 faqe
- Dokument ushtarak serb i dt.18.05.1999 “Komanda 52.arbr. PVO 1 faqe
- Dokument i radio lidhjeve “Plan UKT-Radio veza” PIREJ 834 1 faqe
- Vendim i komunës dt.1.03.1999 që autorizon Mitar Shariq, Koord. Të sigurisë lokale 2 faqe
- Dokument i P.U Gjakovë me emra ushtarakësh “Naredjenje za sluzbeno putovanje” 21.05.1999
- Raport ditor “Dnevna zaposvest” nga Komandanti i Karaullës . 01.11.1998 1 faqe
- i Burgut, Istog “Naredba” 25.01.1998 , 1 faqe
- Dok ushtarak i Kom. Mjeksor Nish’NVLK Nis” dt.10.04.1999 3 faqe
- Dok serb për bartjen e të varëve serbë “Dok za ekipu prihvat i prevoz poginulih” 1 faqe
- Gjykata e Qarkut Pejë “Poziv za glavni pretres” 07.01.1999 1 faqe
- Dokument sekret ushtarak serb Exhibite 1 faqe
- SPB serb Gjakovë, drejtuar gjyqtarit Veselin Çagjenoviq” Pejë. 04.08.1998 1 faqe
- Deklaratë e qytetarit Ilmi Musliu në FB, rreth deklaratës së kriminelit Aleksandër Rajeviq- 4 faqe
- Dok serb për përndjekje “Lokalna Poternica” 1 faqe
- Spitali ushtarak Nish “ Naredjenje za dopunu hirurske ekipe” 12.04.1999 1 faqe
- SPB serbe Gjakovë, letër drejtuar SPB Beograd, 19.08.1997
- Korpusi i Prishtinës dok. “Hitno” 05.05.1999 1 faqe
- Dëshmi pagese për zyrtarët serb, 1 faqe
- Raport i policëve të SPB serb, për kontrollin e lëvizjes së shqiptarëve në fshatra, 27.07.1998, 1 faqe
- Shema e radio lidhjeve me tela “Sema zicnih veza za rad u ratu” 3 faqe
- Raport ditor nga Karaulla “Dnevna Zapovest” 17.01.1999, 3 faqe
- Dok i SPB serbe “MUP Djakovica për Radoniq”, nr.25. 12.11.1998, 6 faqe
- Mbledhja e pestë e sektorit të policëve rezervistë” Rezervna policija” , 2 faqe
- Policët lokalë dhe shërb.e Serbisë, Gazeta Kosova e Lirë, botuar 10.01.2000, 2 faqe
- SPB serb Gjakovë i lejon armë bashkëpuntorit, Muharrem Musë Ibraj, 30.10.1998, 2 faqe
- SPB serb Gjakovë i lejon armë bashkëpuntorit, Vilsan Imeri, 28.08.1998, 1 faqe
- Shënim rreth bastisjes së Rest.Verandës, 16.01.1998
- Plan “Bosut” 1 dhe 2 “SEMA” doc i besueshëm , 1 faqe
- Vendim i komunës dt.1.03.1999 që autorizon Zoran Shariq, Koord. i sig. Lokale, Meqe 1 faqe
- Fotografi të të dyshuarve si kryerës të krimeve kundër shqiptarëve, 12 faqe
- Fotografi të fotografi të shtëpive dhe i objketeve të djegura gjatë luftës së vitit 1998/99, 3 faqe
- Fotografi origjinale të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga kriminelët serbë, 38 faqe
P.S; Të gjitha këto dokumente dhe dëshmi datojnë nga kopa e luftës së vitit 1998/99 në komunën e Gjakovës.



