Gjakovari i “O sa mirë” e konfirmon: Isha në burg (Foto)
Edi Kastrati u bë shumë më popullor nga roli i tij në serialin shumë të ndjekur “O sa mirë”. Ky serial i dha karrierës së tij një impakt të ri, shkruan “Kosovarja”.
Një gjakovar që e luan gjakovarin. Sfidë apo gjë e lehtë? Këtë e di më së miri Edi, që megjithatë në jetën e përditshme nuk ngjan aspak me “mostren” që e luan në ekran.
Në një nga seritë e “O sa mirë”, Arbnor Ramabaja, ra në burg. Skenat ishin gjithë batuta dhe duket se ato janë edhe më të preferuarat për aktorin, shkruan “Kosovarja”.
Muaj më pas, Edi Kastrati ka vendosur ta postoj një foto nga skena e burgut.




