Gjakovari sulmon vajzën e tij, arrestohet nga policia

Gjakovari sulmon vajzën e tij, arrestohet nga policia

Një burrë është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Policia bën të ditur përmes raportit se viktima nuk ka pësuar lëndime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Periskopi

Shpërndaje në: