Gjakovë: Vdes pacienti në spital, familjarët dyshojnë për mos trajtim adekuat mjekësor
Një person ka vdekur në spitalin regjional në Gjakovë dhe familjarët dyshojnë se kjo erdhi si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor, shkruan Periskopi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur hetimet e vdekjes.
“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR&HETIM I VDEKJES
Spitali regjional, Gjakovë 18.11.2024, 12:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”., thuhet në njoftimin e Policisë.



