“Gjaku nuk është ujë” – Edita Tahiri mbështet protestën në Tiranë për liderët e UÇK-së
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e mbajtur në Tiranë në përkrahje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, raporton Periskopi.
Përmes një postimi, Tahiri theksoi rëndësinë e drejtësisë për luftëtarët e lirisë, duke deklaruar:
“E mbështes protestën në Tiranë në përkrahje të drejtësisë për liderët e UÇK-së që janë në Gjykatën Speciale – gjaku nuk është ujë.”



