Gjashtë frazat që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë asnjëherë
Janë gjashtë frazat që duhet të eliminohen nga fjalori në mënyrë që të përshpejtohet rruga drejt suksesit, transmeton KosovaPress.
E urrej punën time
Rregulli kryesor të cilin duhet ta ndjek secili njeri që ndjek suksesin: Gjithmonë jeni objektiv dhe qëndroni neutral. Para se hidhni akuza dhe kërcënime, jeni i vetëdijshëm për peshën e fjalës.
Kjo nuk është e drejtë
Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk ankohen asnjëherë nëse përpjekjet e tyre kritikohen nga të tjerët. Të gjithë vuajmë nga padrejtësitë në jetë, prandaj edhe trajtimi me dinjitet i kësaj dukurie është shumë i rëndësishëm.
Kjo nuk është puna ime
Një person i suksesshëm nuk dekurajon asnjëherë të tjerët. Është krejt e kundërta: Ata me kënaqësi ndihmojnë kolegët dhe të tjerët që të kenë suksesin e njëjtë. Të jesh në gjendje që të punosh në ekip në një ambient të gëzuar dhe miqësor, është njëra prej gjërave me të rëndësishme drejt suksesit.
Kjo është e pamundur
Provoni që vështirësitë në jetë të mos i shndërroni në pengesa në rrugën tuaj drejt suksesit. Konsiderojeni ato si sfida të një aventure emocionuese në jetën tuaj. Problemet do të zgjidhen shumë më lehtë, kjo është e sigurt.
Kjo do të duhej të bëhej në një tjetër mënyrë
Në qoftë se dështoni në një detyrë shumë të rëndësishme që iu është caktuar, qortimi i vetvetes në ditët në vazhdim do të ishte i pakuptimtë. Në vend të kësaj, pajtohuni me to dhe ecni përpara.
Nuk kam tjetër zgjidhje
Ekzistojnë shumë mundësi në jetë. Individët e suksesshëm gjithmonë gjejnë rrugën për të krijuar suksesin.



