Gjashtë muaj pas lindjes, Irina Shayk seksi në të brendshme
Modelja ruse me famë botërore, Irina Shayk, ka treguar se ajo di ta mbajë veten në formë.
E dashura e aktorit Bradley Cooper vetëm gjashtë muaj më parë solli në jetë vajzën Lea.
Irina kishte një lidhje pesëvjeçare me superyllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo, me të cilin e përfundoi relacionin në janar të vitit 2015.
Bukuroshja karrierën si modele e filloi në vitin 2007 kur ishte zëvëndësuese e Ana Beatriz Barros si fytyrë e Intimissimi, për t’u shndërruar në një nga modelet më të mëdha.
Irina dhe Bradley ka kohë që janë në lidhje dhe në asnjë moment nuk e kanë fshehur romancën e tyre.
Ndër arsyet pse Irina kërkoi ndarjen nga Cristiano Ronaldo ka qenë edhe kërkesa e saj për të qenë më dominuese në raport me nënën e tij.





