Gjashtë rekordet që Leo Messi mund t’i thyejë në vitin 2019

Gjashtë rekordet që Leo Messi mund t’i thyejë në vitin 2019

Lionel Messi mund të ketë një tjetër vit të jashtëzakonshëm, me rekordet që ai mund t’i thyejë gjatë vitit 2019. 

Kapiteni i Barcelonës ka paralajmëruar se do të rikthehet me kombëtaren e Argjentinës në vitin 2019 për ‘Kupën e Amerikës’, dhe arritjet e tij mund të jenë edhe më të mëdha, përcjell Periskopi.

‘Tituj me vetëm një klub’ sa Giggs i Manchester United

Nëse Barcelona do të mund të fitojë tripletën këtë vit, Messi do të arrinte 36 trofe kolektiv në të njëjtin klub, i cili do të ishte i barabartë me rekordin e mbajtur nga Rayan Giggs me Manchester United. Argjentinasi është i uritur për të fituar të gjithë titujt në dispozicion, veçanërisht Ligën e Kampionëve që i mungon që nga viti 2015

Rekordi i Xavit dhe Iniestës

Messi mund të bëhet lojtari i dytë me më shumë paraqitje te Barcelona. Ai aktualisht është në vendin e tretë, me 657 ndeshje dhe ka vetëm 18 ndeshje për të kapërcyer 674 ndeshjet e luajtura nga Andres Iniesta me fanellën katalunase. I pari në këtë kategori është Xavi, i cili ka luajtur 767 ndeshje me Barcelonën.

Afër rekordit të fitoreve të Casillasit

Argjentinasi gjithashtu mund të arrijë të kapë rekordin për më shumë fitore në La Liga, pasi ai është vetëm njëmbëdhjetë ndeshje larg rekordit prej 334 fitoreve nga ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, aktualisht në Porto.

Ta fitojë Këpucën e gjashtë të Artë

Messi synon të fitojë Këpucën e gjashtë të Artë diçka që asnjë tjetër nuk ka arritur ta bëjë në historinë e futbollit. Duke ditur mungesën e Ronaldos në La Liga, për argjentinasin është një rrethanë tejet lehtësuese.

Thyerja e rekordit të Zarras

Leo Messi është gjithashtu duke kërkuar për të fituar Pichichin për herë të gjashtë në karrierën e tij, çmimin e dhënë nga MARCA për golashënuesin më të mirë në La Liga, e cila do të barazonte me sulmuesi legjendar spanjoll Telmo Zarra. Aktualisht Mesi ka 397 gola në La Liga, por 31-vjeçari është vetëm çështje kohe larg rekordit të Zarras me 400 gola. /Periskopi

Shpërndaje në: