Gjatë karrierës ka fituar 1.1 miliardë, zbulohet pasuria aktuale e Floyd Mayweather

Gjatë karrierës ka fituar 1.1 miliardë, zbulohet pasuria aktuale e Floyd Mayweather

Boksieri i pamposhtur dhe kontravers, Floyd Mayweather.Jr njihet për të ardhurat e tij marramendëse në karrierë.

Ai ka arritur ta fitojë gjashtë tituj të botës në pesë klasa të ndryshme të peshave, duke regjistruar një rekord absolutisht drithërues 50-0, shkruan Periskopi.

Edhe pse karriera e tij si boksier nuk do të zgjasë përgjithmonë, meçet fitimprurëse ekzibicionale pritet t’ia shtojnë edhe më shumë atij pasurinë.

Kujtojmë se ai kishte fituar 75 milionë dollarë nga përballja me Canelo Alvarezin në shtator të vitit 2013.

Vetëm dy vite më vonë, ai arriti të përfitojë 250 milionë dollarë nga meçi me Manny Pacquiaon.

Më 2017, ai fitoi 300 milionë nga ndeshja e bujshme me Conor McGregorin.

Sipas uebfaqes ”celebritynetwroth.com”, pasuria aktuale e Mayweather është 450 milionë dollarë.

Mirëpo, përgjatë karrierës ai ka fituar hiç më pak se 1.1 miliardë dollarë.

Ai është tash në vendin e pestë të listës së sportistëve më të paguar në histori. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: