Gjendet 17 vjeçari në gjendje të mirë shëndetësore

Gjendet 17 vjeçari në gjendje të mirë shëndetësore

Policia ka njoftuar se është gjetur 17 vjeçari nga Gjilani, Xhengiz Hyzeiri.

“I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjendet personi i shpallur i humbur

Gjilan, 16 janar 2026
Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rast.

Shpërndaje në: