Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur nga familja gjatë ditës së sotme.

Të afërmit e tij thanë se i mituri nga Gadimja e Lipjanit nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Rastin për gjetjen e tij, për Klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi ai, pa dhënë detaje tjera.

Se është gjetur, ka njoftuar edhe një qytetare.

Ajo ka thënë se ai kishte rënë në lumin e Gadimes dhe se po dërgohet në QKUK.

Zhduket një fëmijë nga fshati Gadime, kërkohet ndihmë për ta gjetur

Shpërndaje në: