Gjendet i vdekur aktori i njohur 47 vjeçar

Gjendet i vdekur aktori i njohur 47 vjeçar

Alan O’Neill – një prej aktorëve të “Binjakëve të Anarkisë” ka vdekur , shkruan TMZ.

Trupi i O’Neill u gjend nga e dashura e tij në korridorin e apartamentit të saj të mërkurën mbrëma. Thuhet se aktori kishte probleme me zemrës dhe ishte një duhanpirës i rëndë. Ai gjithashtu ka një histori të abuzimit me alkoolin dhe drogën, transmeton Indeksonline.

 

 

Deri më tani s’ka të dyshuar dhe trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Karriera e aktrimit të O’Neill-it daton në vitet 1990. Ai është ndoshta më i famshëm për rolin e tij si Hugh në sezonet 6 dhe 7 të ‘SoA’, si dhe Keith McGrath në “Fair City”. Rolet e tij të tjera përfshinin një shfaqje të njohur në Mbretërinë e Bashkuar të quajtur “Inspektori George Gently”.

Alan ishte 47 vjeç.

Shpërndaje në: