Gjendet i vdekur një 69-vjeçar në shtëpinë e tij në Skenderaj, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një 69-vjeçar në shtëpinë e tij në Skenderaj, policia nis hetimet

Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme.

Rastin për  Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajon të Mitrovicës, Avni Zahiti.

‘’VDEKJE E DYSHIMTË – Skenderaj

Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin  Likoc te Skenderaj. .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka thënë Zahit./Periskopi/

Shpërndaje në: