Gjendet kryqi me diamante, që ia vodhën Kimit në Paris
Disa copë të bizhuterive të vjedhura u gjetën në afërsi të bllokut ku 35 vjeçarja është mbajtur në shënjestër, dhe tani thuhet se ai është kryqi i saj i zi.
Sipas TMZ, ai mendohet të jetë rreth 33 mijë dollarë.
Një kalimtar thuhet se e ka gjetur atë në trotuar vetëm një ditë pasi hajdutët u larguan nga vendngjarja.
Guri i vogël i çmuar mund t’ju ofrojë dëshmi vitale policëve për sulmuesit.
“Një pjesë e bizhuterive të vjedhura u gjetën në afërsi të bllokut, dhe u hodhën me sa duket nga banda. Kjo sugjeron se kriminelët mund të kenë bërë gabime”, ka thënë një burim i afërt me hetimin për Mail Online, transmeton Klan Kosova.
Informacioni i ri vjen pasi u zbulua se Kim ka thirrur ish-trupa të forcave speciale për të drejtuar hetimin, në lidhje me grabitjen që i është bërë në Paris.
Kim ishte lidhur dhe është kërcënuar me armë në banesën e saj gjatë javës së kaluar, ku hajdutët arritën t’ia marrin unazën me vlerë mbi 3 milionë dollarëve dhe telefonat celularë.



