Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Prizrenit.
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:25, kur policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana, një person ishte gjetur i pajetë nga një fqinj.
Sipas tij, bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte vetëm me nënën e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve”, ka thënë ai për IndeksOnline.
Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim.
Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.



