Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 80 minuta për të dalë nga Kosova
Ministria e Punëve të Brendshme, në përditësimin e fundit të bërë për gjendjen në pikat kufitare, ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 80 minuta.
Pritje të gjata deri tani, ka në dy pika kufitare, në atë tek Dheu i Bardhë dhe në Merdarë, ku pritjet janë nga 60 deri në 80 minuta.
Ndërsa në pikat e tjera, pritjet nuk janë më shumë se 15 minuta.
Ky përditësim është bërë në orën 17:12.



