Gjendje alarmante, ylli i Dortmundit në spital

Gjendje alarmante, ylli i Dortmundit në spital

Mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra është hospitalizuar pas shpërthimit të bombës në autobusin e skuadrës gjermane, Borussia Dortmund.

Ish mbrojtësi i Barcelonës besohet se ishte i vëtmi lojtar nga skuadra që është lënduar nga shpërthimi dhe është dërguar në spital për trajtim të gjerë, shkruan Goal.com, transmeton Periskopi.

Sipas shumë mediave të huaja së paku tre shpërthime kanë ndodhur në afërsi të hotelit të skuadrës gjermane.

Vlen të theksohet se takimi Dortmund-Monaco është anuluar dhe do të zhvillohet nesër në po të njëjtin orar që ishte pritur të zhvillohej. /Periksopi/

Shpërndaje në: