Gjendje e rënduar nga vërshimet edhe në Skenderaj, ekipet emergjente dalin në terren

Gjendje e rënduar nga vërshimet edhe në Skenderaj, ekipet emergjente dalin në terren

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në disa shtëpi në zonën e Skenderajt.

Për këtë kryetari i Komunës, Sami Lushtaku ka thënë se ekipet emergjente të zjarrfikësve që nga mesnata janë angazhuar në terren.

“Reshjet e natës së mbrëmshme të cilat po vazhdojnë edhe sot kanë sjellë vërshime në disa zona të Komunës së Skenderajt, duke shkaktuar vështirësi për një numër familjesh. Ekipet emergjente të zjarrfikësve që nga mesnata janë të angazhuara në terren dhe po përcjellin situatën me kujdes të shtuar. Në bashkëpunim me të gjitha ekipet e emergjencave në kuadër të komunës, do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve për tu përballur së bashku me këtë situatë!”, ka shkruar Lushtaku.

Shpërndaje në: