Gjenerali turk Özkan Ulutaş rikthehet sërish në krye të KFOR’it

Gjenerali turk Özkan Ulutaş rikthehet sërish në krye të KFOR’it

Në krye të KFOR’it sërish do të jetë gjeneral majori turk, Özkan Ulutaş.

Më 3 tetor, në ora 11:00, komandanti në largim Enrico Barduani do t’ia dorëzojë detyrën Ulutaşit.

Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës do të jetë është admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico BARDUANI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan ULUTAŞ”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Ulutaş ka qenë komandat i KFOR’it para Barduanit./Periskopi/

Shpërndaje në: