Gjeni syzet e diellit që ju shkojnë më shumë, në bazë të formës së fytyrës
Për shumë njerëz syzet e diellit janë një blerje jo pak e kushtueshme, që nuk bëhet çdo sezon apo çdo muaj dhe ndonjëherë mund të bëhet pak e vështirë zgjedhja e syzeve që iu përshtaten më shumë. Ky klasifikim i disa formave të ndryshme të syzeve të diellit, bazuar në formën e fytyrës, me siguri do t’ju vijë në ndihmë.
– Fytyrë e rrumbullakët

Qëndroni larg nga format rrethore të syzeve, nëse nuk dëshironi të theksoni formën e rrumbullakët të fytyrës. Modelet në formë katrore me skelet të theksuar mund të jenë një zgjedhje e mirë.



– Fytyrë ovale

Në një fytyrë ovale, thuajse të gjitha syzet duken mirë. Sidoqoftë, sigurohuni që skeleti i syzeve mos të jetë më i gjerë se fytyra juaj.



– Fytyrë katrore

Syzet me anë të rrumbullakosura janë çelësi i suksesit nëse keni një nofull katrore apo shumë të theksuar.



– Fytyrë e gjatë (oblong)

Në mënyrë të ngjashme me formën katrore të fytyrës, ju duhet të shkoni drejt syzeve me linja më të buta dhe cepa të rrumbullakosur.



– Fytyrë në formë zemre

Skeleti katror i rri mirë një mjekre të ngushtë. Shmangni syzet e mëdha.



– Fytyrë në formë diamanti

Pjesa më e madhe e syzeve i shkojë një forme të tillë fytyre, përsa kohë që përmasat janë në përputhje me madhësinë e fytyrës. Çdo gjë më e gjerë se mollëzat tuaja do bëjë që pika më e gjerë e fytyrës, të duket edhe më e gjerë.



– Formë trekëndëshe

Skeletet më të theksuar në pjesën e sipërme janë zgjidhja juaj. Edhe skeletet katrorë janë gjithashtu një opsion i mirë.



Burimi: Gear Patrol



