Gjergj Dedaj: Hajrullah Çeku është “turist në Prishtinë”, Përparim Rama do të fitoj bindshëm

Gjergj Dedaj: Hajrullah Çeku është “turist në Prishtinë”, Përparim Rama do të fitoj bindshëm

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedonin e Veriut, Gjergj Dedaj, ka folur edhe për balotazhin për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër (9 nëntor). Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, Dedaj është i bindur se në Prishtinë do të fitojë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.

Ish- diplomati kosovar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çekun e ka quajtur si “tursit në Prishtinë”.

“Hajrullah Çeku është turist në Prishtinë. Prishtinën duhet me fituar Përparim Rama dhe do ta fiton Përparim Rama. Unë nuk jam në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) por kur e shohë që është interesi për Prishtinën unë e përkrahi atë që është mirën për Prishtinën. Këtë rast Përparim Rama do ta fiton patjetër Prishtinën me një rezultat të bindshëm dhe nuk ka diskutim”, tha ndër të tjera Dedaj.

Dedaj ka folur edhe për balotazhin në Mitrovicë e Jugut ku beson që kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Arian Tahiri do të fitoj kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),Faton Pecit.

“Në Mitrovicë do të fiton Arjan Tahiri edhe Vushtrrinë do ta fitoj Ferit Idrizi”, tha Dedaj.

Shpërndaje në: