Gjermania e Polonia, nuk i ndihmojnë Shqipërisë
Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit kundër Irlandës Veriore. Për Gjermaninë ka shënuar Mario Gomez në minutën e 30-të.
Edhe Polonia që bënë pjesë në grupin C, ka fituar kundër Ukrainës. Golin e vetëm për poloninë e ka shënuar Jakub Blaszczykowski.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania ruan vendin e parë në Grupin C me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia që ka po ashtu 7 pikë, ndërsa Irlanda Veriore renditet e treta me 3 pikë, por që ende nuk e ka siguruar kualifikimin.
Këto dy rezultate të ndeshjeve të sotme nuk janë në favor të Shqipërisë, dhe kualifikimin duhet ta pres nga rezultatet e tre grupeve të fundit.



