Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjermania: Asociacioni është temë e sa herë flasim me Qeverinë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjermania pret nga Kosova që të shohë përparim në zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zëdhënësja e Ambasadës Gjermane, Catalina Heine, ka thënë se për Gjermaninë është prioritet kjo çështje.

Në një përgjigje për Express, ai ka thënë se kjo është temë që diskutohet shpesh në raportet në mes të dy vendeve.

“Për Gjermaninë, është prioritet që të shohë përparim në zhvillimin dhe zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka qenë një detyrim ndërkombëtar që nga viti 2013. Shpresojmë të shohim diskutimet e nevojshme dhe më pas përparim në krijimin e Asociacionit. Dhe sigurisht, çdo zbatim i Asociacionit duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për këtë arsye Gjykata Kushtetuese duhet të përfshihet për vlerësim para zbatimit”, ka thënë Heine, duke dhënë detaje tjera.

“Duke qenë se rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, të cilën Gjermania e mbështet fuqimisht, është një pikë diskutimi e rregullt midis Ambasadës dhe Qeverisë së Kosovës, edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe diskutohet shpesh”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: