Gjermania e gatshme të ofrojë miliona për të rindërtuar Irakun e shkatërruar nga lufta (Foto)
Shteti gjerman ka thënë se është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro shtesë për të ndihmuar rindërtimin e qytetit të Mosulit i cili ndodhet në Irak. Ky qytet ishte i shkatërruar nga ekstremistët islamikë. Pjesa më e madhe e qytetit i ngjan një gërmadhe pasi ishte shkatërruar nga militantët e “Shtetit Islamik”.
Qeveria gjermane thotë se do të rrisë masivisht ndihmën e saj financiare në qytetin e Mosulit Verior, pasi është çliruar nga forcat irakiane, ku për tre vjet ishte qeverisur nga militantët e “Shtetit Islamik”.
Ministri i zhvillimit Gerd Muller për gazetën e grupit të mediave “Funke”, tha: “Tani që Mosuli është çliruar, ne do të zgjerojmë programet tona, ku vetëm këtë vit do të investojmë 100 milionë euro në rindërtim dhe në stabilizim”.
Gjithashtu Muller u shpreh se “Ne do të shpëtojmë jetë, do të sigurojmë arsimimin shkollor dhe do të krijojmë vende pune”, duke e vënë si qëllim kryesor përkujdesjen ndaj fëmijëve, furnizimi me ujë dhe energji, ndërtimi i shtëpive dhe kujdesi mjekësor, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.
Në raport thuhet se Gjermania deri më tani ka investuar rreth 50 milionë euro duke i stabilizuar disa zona të cilat kanë pasur potencial të rrezikshmërisë të një lufte tjetër në Mosul.
Muller së fundmi e kishte vizituar një kamp refugjatësh, ku ai bëri thirrje se mbështetja gjermane do t’iu mundësojë, se 60,000 fëmijë do të shkojnë përsëri në shkollë dhe do t’iu sigurojë 150,000 njerëzve të kenë qasje në ujin e pijshëm.
“Është e rëndësishme që ne të mos i lëmë njerëzit vetë” tha ai. Po ashtu ai tha se IS’i kishte shkaktuar vuajtje të pakonceptueshme për popullin e Mosulit, duke i torturuar dhe përdhunuar pothuajse çdo ditë./Periskopi/







