Gjermania ndihmon Kosovën në futboll
Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo gjermane janë pajtuar me anë të një memorandum të mirëkuptimit të nënshkruar të premten.
Gjermania do të ndihmojë Federatën e Kosovës në trajnimin e stafit, trajnerëve dhe arbitrave, po ashtu edhe do të ndihmojë në fuqizimin e gjeneratave të reja.
Kosova është bërë anëtare e UEFA-s në maj të këtij viti, duke iu bashkuar edhe FIFA-s një javë më vonë.



