Gjermania paralajmëron se satelitët e saj po monitorohen nga ata të Rusisë

Gjermania paralajmëron se satelitët e saj po monitorohen nga ata të Rusisë

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë ka paralajmëruar se satelitët e vendit të tij po monitorohen nga satelitët rusë.

Boris Pistorius përmendi shqetësimet në lidhje me dy satelitë “Luch/Olymp” që monitorojnë satelitët “Intelsat” të përdorur nga forcat gjermane dhe të tjerë.

Ai i tha një konference në Berlin: “Rusia dhe Kina i kanë zgjeruar me shpejtësi aftësitë e tyre për luftë në hapësirë gjatë viteve të fundit.

“Ato mund të ndërpresin operacionet e satelitëve, të prishin satelitët, të manipulojnë ose t’i shkatërrojnë kinetikisht”.

Dy satelitët rusë, të lansuar në 2014 dhe 2023, thuhet se po qëndrojnë në hapësirë dhe janë duke përgjuar satelitët që i kanë pranë të shteteve të tjera.

“Intelsat” operon më shumë se 50 satelitë të përdorur nga kompani private, si dhe agjenci qeveritare.

Startupi hapësinor francez “Aldoria” tha se vëzhgoi një satelit rus që kryente një “afrim të papritur” ndaj një tjetri në maj 2024, shkruan Skynews

Shpërndaje në: