Gjermania ‘shkatërron’ San Marinon, shikoni golin e Shkodran Mustafit (Video)
Kombëtarja e Gjermanisë ka mposhtur me rezultat të thellë prej 7-0, Kombëtaren e San Marinos.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018’.
Ashtu edhe siç pritej, kjo përballje doli të jetë mjaft e lehtë për gjermanët, të cilët siguruan tre pikët qysh në pjesën e parë, e cila u mbyll me avantazh prej 4-0 për ta, transmeton Periskopi.
Në pjesën e dytë rezultatin në 5-0 e dërgoi Shkodran Mustafi, i cili u tregua i gjindshëm në zonën e kundërshtarit për të realizuar.
Goli i Mustafit:
https://twitter.com/GurjitAFC/status/873629794092580864?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgjermania-shkaterron-san-marinon-nje-shtateshe-mustafi-kontribuon-nje-gol-video%2F
Në vazhdim vendasit shënuan edhe dy herë, duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat 7-0. /Periskopi



