Gjermania tërheq disa trupa nga baza Incirilik si pasojë e tensioneve me Turqinë

Gjermania tërheq disa trupa nga baza Incirilik si pasojë e tensioneve me Turqinë

Gjermania është duke shqyrtuar tërheqjen e disa mjeteve luftarake nga baza Incirilik në Turqi.

Kjo vjen pasiqë Ankaraja po nguron t’i jep qasjen e duhur Gjermanisë në këtë bazë, raporton Russia Today.

Ky medium raporton se madje Gjermania ka tërhequr deri tani dhjetëra trupa nga njëra prej bazave më të mëdha ajrore kundër ISIS’it, e cila ndodhet në Turqi.

Ky hap vjen si pasojë e tensioneve Gjermani-Turqi pas grusht shtetit të dështuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: