Gjest i madh i Lorik Canës, ja çka do të bëj për sportin dhe fëmijët në Prishtinë

Gjest i madh i Lorik Canës, ja çka do të bëj për sportin dhe fëmijët në Prishtinë

Ish-kapiteti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, planifikon që në kuadër të fondacionit të tij, të ndërtojë një terren sporti edhe për parashkollorët në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga një takim i kryetarit të Prishtinëës, Shpend Ahmeti me Lorik Canën.

Në njoftim të komunës thuhet:

Fondacioni i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, planifikon të ndërtojë terren të sportit enkas për parashkollorët në Prishtinë, ashtu siç është duke bërë edhe në Tiranë.

Jemi në konsultim e sipër për të gjetur lokacionin e përshtatshëm, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për të vegjlit tanë.

Shpërndaje në: