Gjesti madhështor i Modric: Fton djalin me sindromin Down t’i bashkangjitet festës
Kapiteni i Kroacisë Luka Modric e ftoi një djalë me sindromën Down t’i bashkohet festës së ekipit në momentin kur tifozët kremtonin ardhjen e tyre në shtëpi pas një performance fantastike në Kupën Botërore në Rusi.
32-vjeçari, i cili udhëhoqi ekipin e tij drejt finales së Kupës Botërore, e tërhoqi djalin me sindromin Down në ceremoninë që mbahej në Zagreb, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
Mesfushori i Real Madridit, ku fitoi Topin e Artë në Kupën Botërore si lojtari më i mirë i turneut më të madh në botë, e përqafoi djalin dhe ai qëndroi rreth tij deri në fund të festës.
Ceremonia në kryeqytetin kroat kishte më shumë se 500, 000 njerëz – afro 12 për qind e popullatës së vendit – që ishin mbledhur në shesh për të falëndëruar lojtarët për garën e tyre historike në finalen e Kupës së Botës./Periskopi/



