Gjesti shembullor i Ronaldos, përqafoi Buffonin gjatë intervistës (Video)
Gianluigi Buffon u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen Real Madrid-Juventus
Real Madrid kaloi tutje në Champions League pasi mposhti Juventusin me rezultat të përgjithshëm 4:3, shkruan Periskopi.
Buffon zhvilloi ndeshjen e fundit në Champions League, dhe aventurën në këtë kompeticion e mbylli me karton të kuq.
Pas protestave të shumta ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93-të pasi gjyqtari dha penallti në të mirë të Realit, të cilën më pas e konkretizoi Ronaldo.
Derisa Buffon po jepte intervistë pas ndeshjes ylli portugez ndërpreu intervistën për disa momente për t’ia dhënë një përqafim të ngrohtë portierit italian.
“Kam shumë respekt për Buffon, ai ka thënë shumë fjalë të mira për mua,” ka thënë Ronaldo.
“Ai është portier shumë i mirë dhe unë shpresoj që kjo nuk është ndeshja e tij e fundit në Champions League, ai është njëri nga portierët më të mirë të gjitha kohërave,”. /Periskopi/
Il fantastico abbraccio tra Gigi Buffon e Cristiano Ronaldo in mixed zone ? al termine di Real Madrid-Juventus ?? #UCL #RMJuve #SpazioJ
(Video di @nicolafrega) pic.twitter.com/LKtEbqUHJV— SpazioJ (@Spazio_J) April 11, 2018



