Gjibraltari bën historinë
Gjibraltari ka arritur fitoren e parë zyrtare që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.
Ata kanë arritur të mposhtin Armeninë në Yerevan me rezultat minimal, transmeton Periskopi.
Goli u shënua në minutën e 69 nga penalltia nëpërmjet Chipolina.
Kombëtarja e Gjibraltarit është e përbërë nga kuzhinier, mekanik e shumë profesione të tjera, por ka pak futbollist profesionist.
Në total kjo është fitorja e dytë në histori, pasi mposhtën Latvinë në një miqësore.
Gjibraltari gjendet në ligën D dhe tubon tre pikë pas kësaj fitoreje, e cila do mbahet mend gjatë në historinë e këtij populli./Periskopi/



