Gjiganti anglez i ka kërkuar Viniciusit të mos rinovojë kontratën me Real Madridin
Vinicius Junior ka shfaqur formë të jashtëzakonshme për Real Madrid gjatë javëve të fundit, por koha e tij në “Santiago Bernabeu” mund të po afron drejt fundit.
Ai ndodhet në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, dhe megjithëse janë planifikuar negociata për një marrëveshje të re gjatë verës, nuk ka asnjë garanci se palët do të arrijnë një akord.
Real Madridi është i vendosur të sigurojë rinovimin e kontratës, edhe pse aktualisht nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e Vinicius dhe përfaqësuesve të tij.
Megjithatë, kërcënimet vijnë nga jashtë Bernabeut, me disa klube që shpresojnë të përfitojnë nga situata e 25-vjeçarit.
Manchester City është një nga klubet që monitorojnë situatën e Vinicius te Real Madridi.
Raportime nga Anglia pretendojnë se zyrtarët e klubit anglez i kanë kërkuar brazilianit që të mos nënshkruajë kontratë të re me Realin.
Disa nga personat më të lartë në Man City janë shumë të tërhequr nga mundësia e nënshkrimit me Vinicius, edhe pse njëri prej tyre nuk është trajneri aktual, Pep Guardiola.
Megjithatë, duke parashikuar largimin e ish-trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, po përgatiten plane për një transferim.
Guardiola preferon që Man City të nënshkruajë me Rodrygon, por Real Madridi e ka konsideruar atë të paprekshëm dhe me kontratën e tij që zgjat më gjatë, nuk ka hapësirë për negociata.
Për këtë arsye, Vinicius shihet si opsioni më i mundshëm, dhe “Qytetarët” janë të gatshëm të plotësojnë çdo çmim që do të vendoset për të./Telegrafi/



