Gjiganti italian interesohet për Iniestan
Interi ka pyetur për situatën e mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta, kontrata e të cilit përfundon në verë të 2018.
Sipas Gazzetta, drejtori sportiv i klubit Piero Ausilio ka takuar homologun e tij tek Barcelona, Ariedo Braida ditën e hënë, transmeton Periskopi.
Ausilio po ashtu u interesuar edhe për mbrojtësin e djathtë, Aleix Vidal edhe pse shënjestra kryesore e Interit është Borja Valero. /Periskopi



