Gjiko përgatitë sanduiç në emision (Video)
Dj Blunt kishte deklaruar se Gjiko dikur ka qenë kamarier dhe bënte sanduiçë me proshutë.
Në studion e emisionit “Xing me Ermalin”, Gjiko u pyet nga Ermal Mamaqi në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi: “Jo sanduiç nuk kam shitur, por mund të ta bëj një sanduiç shumë të mirë pa problem!
E për ta dëshmuar se di të bëj shumë mirë sanduiçin, Gjiko e ka shndërruar tavolinën e moderatorit në një kuzhinë të improvizuar ku ka përgatitur një sanduiç, që e ka konsumuar së bashku me Mamaqin./Periskopi



