Gjiko romantik? Shikoni surprizën speciale për ditëlindjen e Elitës (VIDEO)
Moderatorja nga Kosova Elita Rudi ka festuar 25-vjetorin e lindjes së saj, ku ka marrë shumë urime e dhurata të ndryshme.
Elita ka postuar në “Instagram” super dhuratën romantike që partneri i saj, Gjiko, i kishte bërë.
Në videon e publikuar nga ajo shihet një ambient i mbushur plot tullumbace, petale e buqeta trëndafilash si dhe numri 25 shumë i madh. Ndërsa në momentin që filmonte suprizën e Gjikos, në sfond dëgjohej të luhej një muzikë romantike.
https://www.instagram.com/p/BkkdMTLhdXf/?utm_source=ig_embed
“Ti e di që unë nuk jam perfekte por ti më bën të ndihem perfekte dhe e bukur në çdo mënyrë. Të dua”, ka shkruar Elita në videon ku ka etiketuar Gjikon.




